Rikthimi emocionues i Adrianos te Interi

Legjenda braziliane, Adriano, ishte në mesin e të pranishmëve mbrëmë në ndeshjen e dytë gjysmëfinale mes rivalëve, Inter – Milan, në Kupën e Italisë.

“Nerazzurrët” shënuan fitore 3:0 dhe siguruan kalimin për në finalen e madhe të kësaj gare.

Para fillimit të ndeshjes vëmendja ishte te ish-sulmuesi i Interit, Adriano.

Tifozët e Interit bën një pritje madhështore për “Perandorin”, i cili u duk shumë i emocionuar.

40-vjeçari përmes një video të publikuar në “Instgram”, tha se është i lumtur për këtë rikthim të tij në “Meazza”.

“I lumtur që jam me ju Inter”, shkroi Adriano.

About Redaksia

Check Also

“I mrekullueshëm”! Italia jehonë portierit Etrit Berisha

Një vit më parë përjetoi makthe në Torino, ku nuk u aktivizua thuajse fare, por …

Leave a Reply