Berisha: Afera në KESH është më e madhe se e inceneratorëve

Ish-Kryeministri Sali Berisha denoncon një tjetër aferë të madhe. Grupi i KESH është më i rrezikshëm, tha Berisha, dhe shumë shpejt do të ketë prova të rënda kundër kësaj qeverie.

Më pas Beridhas tha se viti 2021 ka qenë viti me i lagësht në histori. Janë prodhur 8.9 miliard kilovat orë.

Kanë blerë energji për datën 2 prill me 300 euro dhe sot po e blejnë me 150 euro.
Berisha deklaroi se, afera është tepër e madhe në KESH, duke shtuar se në krye të saj është Edi Rama dhe se është ai që ka firmosur për 8%, ka pranuar tendër pa garë.

Berisha e konsideroj qeverinë e Ramës grup të strukturuar kriminal në krye të të cilit tha është Engjell Agaçi dhe që i çon Ramës gjithçka.

Edhe ti ke qenë kryeministër?

Le të nxjerrin një rast. Por këtij ia faktoi edhe Komisioni Hetimor. Kjo që ka ndodhur është bërë nga lart. në Këshillin e ministrave kanë shkuar 17 dokumente të firmosura.

A e fajëson kjo Edi Ramën kryeministër. A e ngarkon penalisht?

Absolutisht po!

Po dhe për ty kanë thënë?

Jo për mua nuk mund të thonë dot asgjë. Në çdo institucion Kushtetues ka një zyrë të sigurisë, e cila nuk ka asnjë lidhje me asnjë person në kryeministri përveç zyrës që disponohet nga garda e republikës që varet nga Ministria dhe nuk kanë lidhje me sekretarin e Përgjithshëm dhe me Kryeministrin. Ina Rama e ka hetuar çështjen e serverit dhe ai person që ka fshirë serverin nuk është denuar. Ai ka zbatuar urdhërin e gardës dhe kjo është e saktësuar.

Ndjeshmëria për korrupsion nuk është në nivelin e duhur, deklaroi ish-kryeministri Sali Berisha.

“Gjatë qeverisjes sime asnjë ministër nuk ka pasur të drejtë për të realizuar tender. Këtë të drejtë e ka pasur zv/kryeministri”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply