Rrëfimi i aktivistit: Policia më rrëmbeu në trotuar! Na lanë në qeli me persona të inkriminuar

Aktivisti Sajmir Rrahmani, i cili u arrestua në datën 10 mars pasi doli në protestë për rritjen e çmimeve dhe naftës,i ftuar në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko policia e rrëmbeu në trotuar pasi kishte protestuar para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve dhe naftës, gjë të cilën i’a njeh si të drejtë kushtetuta e vendit.

“Ushtrova aktin e qytetarisë të protestosh, shkova me vullnetin tim të lirë dhe të plotë para kryeministrisë, pasi është jetike të protestojë gjtihësecilit. Protesta u zhvendos nga kryeministria te kryqëzimi te ‘Perimida’ dhe te kryeqëzimi i Hotel Dajtit.

Rreth orës 11 e pak nuk e mbaj mend mirë me minta por kur shkova për të blerë një shishe ujë te kioskat në trotuar, më vijnë dy punonjës policie dhe më rrëmbejnë në trotuar dhe më rrëmbejnë.

I them që pse po më merni, dhe më thonë se duhet të vish patjetër me ne, por pse i them se unë mund t’ju tregoi një kartë identiteti dhe jam në rregull, sepse nuk ka bërë asnjë kundravajtje ligjore por fjalët e mia nuk u morën parasysh. Më futën brenda në një makinë të vogël. Në atë moment morën dhe një djalë tjetër duke e goditur  dhe ai ishte nga Laçi dhe nuk kishte qënë fare në protestë.

U shoqërova dhe u mbajta në komisariat dhe më komunikuar arrest në flagrancë. Kjo gjë ishte e pakuptimtë sepse nuk po bënim ndonjë gjë që ishte në flagrancë pasi vetëm po protestonim siç na e njeh kushtetuta e Repunblikës së Shqipërisë.

Na mbajtë disa orë pasi na sekuestruan gjithçka dhe në orën 4 të mëngjesit te drejtoria e policisë. Aty ishim deri në 12 persona në një birucë dhe aty kishte edhe persona që nuk kishin lidhje me protestën por që ishin shoqëruar për rekorde të tjera kriminale. Gjithashtu është arrestuar edhe një persona me probleme të shëndetit mendor”, u shpreh Rrahmani

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply