“Rama pasurohet, çmimet dyfishohen”, Tirana në shesh kundër rritjes së çmimeve

Qindra qytetarë kanë dalë sërish në protestën përpara Kryeministrisë, kundër rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve të tjera bazë.

Me pankarta në duar, ata bëjnë thirrje për uljen e disa taksave që përfshihen në çmimin e karburantit në mënyrë që t’u lehtësohet kostoja e jetesës.

Qytetarët thirrnin në korr në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, “Rama pasurohet, çmimet dyfishohen”.

Ndërsa, aktivistja Rezarta Çaushi tha se, Shqipëria ka taksa mbi karburantin mbi çdo normalitet.

“Ne kemi taksa mbi karburantin mbi normalitetin. Burri i Olta Xhaçkës merr prona publike për vite me radhë. Kjo ndodh vetëm në vendin tonë. Shteti jonë ia ka dorëzuar tregun e karburantëve vetëm një kompanie dhe sa herë që rritet çmimi në bursë, e rrit edhe ai, por kur ulet në bursë, nuk e ul këtu tek ne. Belindat na thonë që shkoni tek furra e bukës në këmbë”, tha Çaushi.

Ndërsa, aktori Florian Binaj tha se politikanët tanë nuk ndryshojnë, edhe pse në Amerikë politikanët ndryshojnë shumë shpesh, ndërsa tanët kanë 30 vjet në pushtet.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply