Qytetarët masakrojnë Ramën: Meqë krizën do e kalojmë bashkë, na merr edhe ne në Dubai

Shqipëria ka nisur një valë protestash pas rritjes drastike të çmimeve. Por teksa shqiptarët kanë dalë në rrugë, Edi Rama dhe gjysma e kabinetit qeveritar i kanë hipur një avioni çarter dhe kanë fluturuar për Dubai.Udhëtimi nuk ka asnjë arsye të fortë shtetërore, thjesht do jenë pjesë e një ekspozite turistike.

Prej nga Dubai, Rama vazhdoi të terrorizonte shqiptarët, duke u thënë se jemi në luftë dhe se çmimet do rriten në stratosferë.

Sot, pas protestave të djeshme, Rama vazhdoi me ritualin e zakonshëm, duke thënë se, edhe këtë krizë do e kalojmë bashkë.

Por një reagim u bë viral jo vetëm në ‘murin’ e Ramës në median sociale. “Meqë do e kalojmë bashkë, na merr edhe neve në Dubai”, shkruajnë qytetarët.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply