Avokati i Berishës, Gjokutaj: Gjykata po refuzon të na japë aktet e hetimit

Avokatët e kryetarit të PD, Sali Berisha, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi, kanë deklaruar për mediat, se Gjykata e Posaçme ka refuzuar tu japë aktet e hetimit, dhe se po përdor instrumente dhe justifikime për të mos i dhënë ato.

“U paraqitëm sot në seancë, kemi paraqit dje një kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Gjoka dhe sot kemi bërë kërkesë për proces verbalin audio dhe gjyqësor.

Kërkuam që Gjykata të vendosë të na japë kopje të akteve, që pretendon se e ka vendosur dje, pa u njohur me aktet merr vendim për vazhdim seance.

Gjykata refuzoi kërkesën që çështja të dërgohej për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

Pasi na rrëzoi kërkesën, ne u larguam nga seanca. Gjykata po përdor instrumente dhe justifikime për të mos na njohur me aktet.

Seanca e verifikimit dhe ekzekutimit, rishikon dhe një herë seancën e parë dhe verifikohen dhe një herë kushtet e mëparshme”, tha avokati Genc Gjokutaj.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply