Pyetjes së gazetarëve se a do të ketë protesta, Berisha iu për gjigj se, të gjitha janë në tryezë. Rama dhe skapistët po bëjnë gjyqin e reformave të suksesshme të PD.
“Asnjë gjë nuk është jashtë tavolinës. Të gjitha janë në tryezë. Ne, siç e shihni, kemi të bëjmë me një proces monstruoz politik. Kur Edi Rama, me dy skapistë dhe një tjetër, vënë në tryezë reformat e suksesshme, sepse ajo ekonomi, për dijeninë tuaj, atë vit që janë emetuar bonot, jo për shkak të bonove, ka pasur një rritje prej 8.3 përqind sipas institucioneve ndërkombëtare.
U them atyre që kapin penën dhe shpifin duke cituar dacibaon e prokurorisë, vetëm sa baltosni moralin tuaj sepse një gazetar është i detyruar që të paraqesë, nëse i intereson e vërteta, të dy variantet. Të dy palët.
Krijojnë narrativa nga më primitivet, ky djalosh me 113 metër katror, doli me 5.2 milionë euro. Gjithçka e bazuar në shpifje, gjithçka e bazuar në turpin e fshehjes së dokumenteve. Gjithçka e bazuar në manipulimin e dokumenteve.
Se një djalosh tjetër, në të njëjtat kushte, absolutisht mund të dilte të paktën edhe 20 përqind më shumë. Por ky zgjodhi atë rrugë. Kaq!”, tha Berisha.