Berisha: Lulzim Basha i kishte vënë gjobë atij të kullave, ndaj e sulmonte!

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka folur para gazetarëve për ndryshimin me opozitën që bënte Lulzim Basha, ish-kryetari i PD-së për disa vjet. Berisha tha se, Lulzim Basha i kishte vënë gjobë atij të kullave, ndaj e sulmonte. Edhe Papulin e sulmoi qëllimisht.

“Ndryshimi është si nata me ditën. I madh shumë”. I pari: ai tradhtoi aksionet e demokratëve, kurse unë u dal zot atyre gjer në ditën e fundit të jetës sime.

I kam dalë zot atij aksioni edhe kur nuk kisha asnjë funksion drejtues. Ndryshimi është shumë i madh.

Këto që them janë të vërteta. Koha provoi se ai ishte një fatkeqësi, nuk po e lëshoj gojën më shumë. Ai përdori qenien në krye të PD, lëvizjen, forcën politike për qëllime tërësisht personale.

Këto janë të faktuara dhe do faktohen gjëra të tjera. E dëgjuat historinë e kullave? Ky i kishte vënë gjobë atij, prandaj e sulmonte. Apo, e theksova edhe mbrëmë, Papulin? Papulin e paska sulmuar nja dy-tre herë në parlament Paplulin se po ndërtonte ai kulla. Kur del, shkon dhe merr dy-tre vila te Papuli!

Ndryshimi është si nata me ditën. Ai është një fatkeqësi për opozitën. Nga ta dinin demokratët se ka një njeri të tillë?! Nga ta dija unë se ai ishte i tillë?! Tani dalin gjërat”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply