Studentët e Mjekësisë bllokojnë rrugën, godasin me vezë Ministrinë e Arsimit

Studentët e Mjekësisë janë ngitur sërish në protesta kundër ligjit të qeverisë që i detyron të punojnë për 5 vite në Shqipëri, duke i kushtëzuar diplomën.

Ata kanë nisur protestën tek Universiteti i Mjekësisë, duke marshuar në drejtim të ministrisë së Arsimit.

Studentë kanë bllokuar njërin aks të rrugës teksa marshojnë drejt Rrugës së Durrësit, ku edhe ndodhet institucioni i Ministrisë së Arsimit.

Me thirrjet “Ministria e turpit”, ata njëzëri janë bashkuar në këtë protestë, teksa kanë shprehur revoltën e tyre duke hedhur vezë dhe manekina në drejtim të godinës së Ministrisë.

Ata kanë kërkuar dorëheqjen e zv.ministres së Arsimit, e cila deklaroi se një intervistë që ata të cilët refuzojnë që të firmosin marrëveshjen, të brakstin studimet.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply