Berisha: Stop terrorit ndaj kryetarit të Shoqatës të të Përndjekurve Politik në Himarë

Kryetari i Shoqatës të të Përndjekurve Politik në Himarë, Aleks Bala është shoqëruar pa asnjë lloj arsye nga policia dhe po mbahet në ambientet e saj, prej më shumë se 10 orësh. Denoncimin e ka bërë vetë Bala me një mesazh drejtuar kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Reagimi i kryetarit të PD, Sali Berisha

Stop terrorit ndaj kryetarit të Shoqatës të të Përndjekurve Politik në Himarë.

Dënoj me forcë terrorin policesk dhe kërkoj të lirohet menjëherë Aleks Bala, Kryetari i Shoqatës të Përndjekurve Politik Antikomunist të Himarës, që mbahet në polici prej 10 orësh pa asnjë motiv veçse politik.

Lexoni mesazhin e tij.

Z Doktor Sali Berisha më falni pēr shqetësimin në orën e pushimit tuaj.

Unë quhem Aleks Bala Kryetari i shopatës së Përndjekurve Anti Komunist Politik të zonës Hmar :

Policia e Himarës më ka thir për njē sqarim nga ora 10 e paradites dhe po më mban të pa regjistruar në librin e Shërbimit të policis ,dhe jam me 3 unazs në Zemër

Po vaxhdoj të jem Akoma në Polici

Respekte Doktor

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply