Basha firmosi dy kate tek kulla më e shtrenjtë, një muaj pas zgjedhjeve të vitit 2021, deklarata

Në një prononcim për gazetarët, Bardhi foli me konkretisht sa i përket kullës më të shtrenjtë në Tiranë, sipas tij, që akuzon Lulzim Bashën se ka marrë dy kate.

“Situata si kjo e sotmja e provokuar tërësisht nga Basha janë të përsëritura sa herë mazhoranca është në vështirësi. Edhe sot ku Edi Rama duhej të mbahej përgjegjës për deklaratat skandaloze për Kosovën, vjen në kuvend dhe ngre një shqetësim që është i tejkaluar për grupin parlamentar të PD. Basha e di shumë mirë si është rregullorja e parlamentit. Po ka interes që sa herë mazhorancës i duhet për të zhvendosur vëmendjen, të vijë në kuvend dhe të ngrejë të njëjtën çështje. Sa herë do hedhë fjali në ajër do duhet të ballafaqohet me të vërtetën. Në 2021 demokratët luftonin për të bërë z.Basha Kryeministër, ndërkohë që Basha 1 muaj pasi humbi zgjedhjet i fut një kontratë me porosi për 2 kate në kullën më të shtrenjë të Tiranës, në hyrje të liqenit, dhe pasi rikthehet me vetëshpallje kryetar partie, në vend që të merret me opozitë më shumë kohë kalon në zyrën e arkitekturës për mobilimin e apartamenteve. Herë tjetër të bëjë llogari mirë kur hedh fjali pa lidhje në kuvend. Unë nuk jam përfaqësuesi i asnjë aleance. Jam përfaqësues i qytetarëve të ndershëm të këtij vendi. Nuk jam avokat i askujt”.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply