Vokshi: PS po pengon ngritjen e komisionit për aferën Rama-McGonigal

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi në një intervistë për OraNews, denoncoi rrëzimin me forcën e kartonit, siç e quan ajo, të një sërë komisionesh herimore të kërkuara nga opozita, përfshirë edhe atë për çështjen McGonigal.

Pjesë nga biseda

Vokshi: Në mënyrë antikushtetuese dhe antiligjore, me forcën e kartonit, Partia Socialiste/mazhoranca, me urdhër të Edi Ramës ka rrëzuar kërkesat për ngritjen e komisioneve hetimore.

Këtu po përmend charter-at, po përmend rastin e McGonigal, portin e Durrësit e kështu me rradhë.

Pritet të përsëritet ky skenar edhe në këtë rast?

Vokshi: Ne komisionet do t’i ngremë, Edi Rama nuk na pengon dot.

Gjithashtu deputetja Vokshi theksoi se qëllimi i komisoneve të kërkuara nga opozita është të nxjerrë në pah abuzimet e kryera me koncensionet në shëndetësi dhe më gjerë.

Përsa i përket nismave të tjera të deputetëve opozitarë, Vokshi tha se kryesore mbetet qëndresa e përbashkët dhe unifikimi i tyre në parlament me qëllim përballjen me nismat e mazhorancës.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply