Serbia ka marë përsipër aktin terrorist të sulmit në Kosovë duke u solidarizuar me terroristët dhe duke shpallur të mërkurën ditë zie kombëtare.
Qeveria serbe njoftoi të gjitha mediet dhe organizatorët e ngjarjeve publike “që programin e tyre ta përshtatin me Ditën e Zisë të mërkurën, më 27 shtator, dhe në këtë mënyrë t’i bëjnë respekt viktimave në Kosovë”.