Hetuesit e Byrosë Kombëtare te Hetimit kanë zbarkuar këtë të enjte në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe kanë sekuestruar celularët e dy punonjësve.
Përmes një postimi në rrjete sociale, gazetarja, Klodiana Lala shkruan se, “Erëra të forta po fryjnë” duke paralajmëruar kështu arrestime të bujshme.
“Hetuesit e BKH zbarkuan dy ditë më parë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe sekuestruan celularët e dy punonjësve. Të tërë në Ministri janë të frikësuar se çdo dalë nga komunikimet. Erëra të forta po fryjnë”, shkruan Lala.
Ndërkohë kujtojmë se për zëvendëskryeministren Belinda Balluku që është edhe ministre e e Infrastrukturës dhe Energjisë ka pasur denoncime të shumta muajt e fundit për abuzime dhe favore ndaj oligarkëve. Por nuk përjashtohet që hetimet të jenë për ndonjë zyrtar tjetër të lartë të kësaj ministrie.