Rritja e pagave të gjyqtarëve të Kushtetueses/ Bardhi: Pazar i qartë me qeverinë, do votojmë kundër

Deputeti Gazment Bardhi ka deklaruar se do të votojë kundër draftit për rritjen e pagave të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga 4 në 7 mln lekë të vjetra. Në reagimin e tij për mediat pas Konferencës së Kryetarëve, Bardhi tha se propozimi i Edi Ramës vjen si pazar i qartë mes Gjykatës Kushtetuese dhe qeverisë dhe nuk ka lidhje me reformën në drejtësi.

Gjithashtu Bardhi theksoi se cilido që mashtron opinionin publik duke thënë se rritja e pagave të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese do forconte pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese po fsheh një fakt kriminal për kapjen e saj.

Propozimi i Ramës për të rritur pagat e gjykatësve të Kushtetueses, vjen si pazar i qartë mes Gjykatës Kushtetuese dhe qeverisë. Për herë të parë Gjykata Kushtetuese ka pranuar rolin si agjenci qeveritare. I është drejtuar qeverisë për rritjen e pagave, jo parlamentit.

Ligji i prezantuar në Kuvend dhe është për votim nesër, sigurisht që do marrë votën kundër të opozitës parlamentare, sepse çimenton kapjen e Gjykatës Kushtetuese nga qeveria. Rama i ka dërguar një mesazh sistemit të drejtësisë në vend që nëse do rritje të pagave do duhet të sillet dhe performojë si Gjykata Kushtetuese. Do duhet të ketë zero kërkesa për komisionet hetimore të pranuara të opozitës”, tha Bardhi.

Gjithashtu Bardhi njoftoi se opozita paralametare ka ndryshuar ekipin përfaqësues në Komisionin e Reformës Zgjedhore, gjë të cilën do e kërkoi ditën e nesërme edhe në Kuvend.

Sot që flasim në përbërje të Komisionit të Reformës Zgjedhore ka deputetë që kanë 1 vit që kanë dorëzuar mandatet dhe janë anëtarë të komisionit. Pra përbërja nuk përputhet me realitetin e gjendjes së sotme në Kuvend. Megjithatë nuk pati një shprehje qëndrimi përsa i përket kësaj pike. Bënin sikur nuk e kuptonin se çfarë kërkonte opozita. Në parim kryetari i Grupit Parlametar të PS pranoi që është opozita që cakton ekipin e përfaqësuesve të saj në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe ata nuk ndërhynë në këtë pikë. Ne e kemi propozuar ekipin dhe nesër që në mëngjes i drejtohemi me një kërkesë Kryetares së Kuvendit për të ndryshuar rendin e ditës dhe për të përfshirë në rend dite një projekt-vendim sa i përket përbërjes së re të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Ne e kemi vendosur të ndryshojmë përbërjen edhe si mesazh se nuk e pranojmë dot që për një vit e gjysëm një nga çështjet më të rëndësishme për qytetarët siç janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme të lihen nga Kuvendi pa trajtuar”, tha Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply