Nga Alba KEPI
Z Basha, problemet e agonia e Partisë Demokratike nuk nisi këto dy vite, por bash më 2013, kur erdhi në pushtet Rama, kur u humbën zgjedhje pas zgjedhjesh, kur demokratët u tradhëtuan në cdo protestë e cadër, kur parlamenti u la pa opozitarë, kur pallate e ndërtime nisën të merrnin emra familjarësh, kur profesionistë denoncues të korrupsionit e krimit të pushtetit u braktisën e u lanë si mish për top në duart e mafias ekonomike e politike, nga indiferenca e pse jo dhe leverdia juaj z Basha.
A nuk ishit ju qê e drejtuat këtê parti per 10 vite?
Një mea colpa për paaftësi politike, organizative, papërgjegjësi e mendjeshkurtësi kombëtare mungoi në fjalimin tuaj populist e pa vizion kombëtar.
Asgjë të re e gjithcka që kemi dëgjuar bash 33 vite i pêrsëritët sot.
Nën hijen e diplomacisë justifikuat luftën e brendshme kur halli jonë e i gjithë demokratëve është lufta kundër pushtetit në prag diktature.
Strukturat u dobësuan deri në hije nga 10 vjecari i qeverisjes suaj partiake e që sot ka mbjellë pabesi e hajni më keq se në komunizëm aq sa antivlera që listat tuaja të deputetëve ulën në karriget e opozitës në Parlament.
Fushata elektorale të vakëta me moton “bëjmë sikur” e baza mbetur e braktisur dhe e vetme përballë ujqërve patronazhistë.
Humbi cilësia, aftësia, vlera, besimi, humbi shpresa e votuesve besnikë të PD, humbi interesi i shtresës së mesme historikisht koherente në mbështetjen ndaj PD, humbi forca e vlera e votës. Humbi vota e profesionistëve që kuptuan egoizmin tuaj personal “bëjmë sikur”.
Humbëm vlerat e PD; antikomunizmi, patriotizmi, familja, identiteti.
E ju ishit në krye të saj kur nga filli motivues e bashkues i idealeve të së djathtês këto humbje shkëpusnin besimin e demokratëve.
Mosbesimi ndaj jush nuk u ngrit këto dy vite por e ndërtuat ju.
Ju u larguat, ju u kthyet, ju dhatë dorëheqjen e ju u vetëzgjodhët?!
Ku është ndryshimi me ata që akuzoni?
Asgje personale me Ju z Basha por e djathta është amanet, lindi e ka të ardhme vetëm me të vërtetën.
Krerë partie e lider shkojnë e vijnë e detyrimi juaj sot ishte të zbardhnit tê vërteta që akuza politike e mediatike ju kanë përfshirë.
Shkurt e qartë po ta nisnit prej këtu demokratë që ju nuk keni asnjë tagër etik e moral ti ndani e
klasifikoni në grupe, sot mund të ju dëgjonin.
Humbët një tren tê së vërtetës, që sot ishte domosdoshmëri.
Mungojë në atë sallë (cuditërisht si cdo justifikim i dëgjuar në teknokratizëm) lista e personave që ju mbështetën fort këto dy vite.
Pse? A mos vallë janë dhe ata non grata?
Demokratët e Partia Demokratike duhet të jenë frymëzim politik që teknikët e dy brinjëve të saj duhet ta kenë parësorë.
Celësi që hap e bashkon PD është më pak egoizëm personal e më shumë interes për kombin.
Sot në këtë fjalim z Basha egoizmi juaj me qasjen si Mesia e demokratëve e përpjekja për të pastruar figurën tuaj, qenë irritues.
Nesër dy brinjët e PD do i bashkojë baza o ndoshta që sonte por ajo që nuk harrohet janë trenat e humbur të opozitarizmit e formula “bëjmë sikur”.
Me respekt për demokratët pavarësisht brinjëve e liderëve.
Poshtë komunizmi, prona pronarëve, kriminelët e diktaturës në burg e nuk është kurrë vonë, luftê mafias e korrupsionit të pushtetit, siguri e pavarësi kombëtare, vlera e identitet shqiptar, familje e fëmijë me traditën kombëtare e votë e lirë.
Votë e lirë këtu nis e vërteta, nga një Parlament qê nuk duhej braktisur nga besa që i dha Vota e demokratëve.