Azem Hajdari dhe liderët e rinj

Nga Redin HAFIZI

Pyetja është se çfarë keni bërë për kombin e jo çfarë thoni se çfarë është bërë gabim. Azem Hajdari udhëhoqi studentët drejt fitores dhe këtu nuk dua ta nxjerr Azemin si të përkryer, por si të vetmin lider i një lëvizje rinore dhe që fitoi. Ndërkohë në atë kohë ne ishim të prirur të luftonim e të punonim kur kishte punë. Megjithatë ne bënim diçka, ne luftonim për liri dhe ka shumë që e fituan dhe shumë shpejt e shitën tek interesat e ndryshme. Falënderoj Zotin që më ka mbajtur larg asaj shit-blerje të shpirtit, por gjithashtu nuk kam refuzuar ndihmën time.

Azem Hajdari u ekzektua për të fshehur aktet e jashtëligjshme të shërbimeve sekrete komuniste të Shqipërisë. Kjo u vërtetua vetëm dy javë më pas kur koloneli Ahmet Krasniqi u ekzekutua në mes të ditës në një ndër rrugët më të populluara në Tiranë. Për ata që nuk kanë qenë në moshën e duhur të kuptojnë se çfarë ka ndodhur mund të kërkojë fakte se si ministri i mbrojtjes së qeverrisë së Kosovës u ekzekutua në mes të Tiranës pasi një ndër liderët e lëvizjes studentore, Azem Hajdari u ekzekutua në një linjë ekzekutimesh shtetërore që sigurimi Shqiptar i shtetit zhvillonte atëherë. Mos harroni se Shqipëria sapo kishte dalë nga një luftë civile që politika e vjetër ka dëshirë ta konsiderojë si turbullirat, apo kaosi i vitit 1997. Ndërkohë sapo kishim dalë nga 1997 dhe u hodhëm në 1998 që të na sqaronte çlirimi kombëtar në 1999,siç po përdoret sot në një lidhje të ngushtë me aleatët.

Pra, në vitin 2000 edhe Shqiptarët nisën të bëjnë politikë, por me një handicap të rëndësishëm se kushdo vjen me trauma dhe humbje jetësh njerëzore. Kishim humbur liderët e rinj, pra ishin ekzekutuar, ndërkohë që politika Shqiptare prodhoi menjëherë dy të tjerë. Atëherë liderë të rinj quheshin Majko dhe Meta.

Konkurrenca politike nuk ishte e drejtë, pasi forcat demokratike kishin viktima që mund të quhen heronj të vërtetë. Vetëm disa liberalë të sotëm, të shitur tek politikat antishqiptare, mund të thonë se Azem Hajdari, Nazmi Kryeziu, Arben Broci, Bujar Bishanaku dhe Besnik Ceka, nuk janë dëshmorë të kombit. Për shumicën e Shqiptarëve ata janë heronj pasi u ekzekutuan pasi ishin emra të spikatur si kundërshtarë politikë të regjimit diktatorial, emra në listën e Gramoz Ruçit apo edhe të bashkëpunëtorit të tij.

Megjithatë çdo gjë duhet të vazhdojë me të gjitha traumat. Shoqëria duhet të lëvizë përpara dhe duket se liderë të rinj po diskutojnë nëpër fb apo edhe në sheshet e Tiranës, por në fund nuk mund të konkurrohet fryma dhe zemra e dhjetorit 1990. Nëse liderët e rinj nuk e kuptojnë, atëherë le të turpërohen pasi nuk frymëzojnë rininë të protestojë. Kanë ide fantastike si kritikë, por kurrë asnjë ide si duhet zhvilluar dhe këtu flas për degradimin e kushtetutës së Shqiptarëve që është kthyer në një dokument që mbron të pasurit e qeverrisë përballë pronarëve të vërtetë, të vjedhur që janë qytetarët e thjeshtë. Nuk jemi të varfër, por jemi të vjedhur.

About Redaksia

Check Also

Historia përsëritet në mënyrë spirale

Nga Redin HAFIZI Kjo qeverisje është kthyer në bërthamën e një regjimi që po kap …

Leave a Reply