Deklarata e fortë e Messit: Nuk kisha as plan dhe as dëshirë të shkoja tek PSG

Lionel Messi i ka zbuluar disa prapaskena të dy vjetëve më parë, kur iu bashkua Paris Saint-Germainit si lojtar i lirë pasi u largua me lot në sy nga Barcelona.

Për shkak të vështirësive ekonomike, gjiganti katalunas nuk kishte mundësi të bënte kontratë të re me shtatë herë fituesin e Topit të Artë, i cili kështu u detyrua ta gjente një klub të ri dhe në fund vendosi të transferohej në “Parkun e Princave”.

36 vjeçari e ka përsëritur edhe një herë se dëshirë e tij ishte të vazhdonte të luante në Barcelonë, aty ku u rrit dhe u zhvillua si futbollist dhe si person dhe ku fitoi gjithçka të mundshme në futboll.

“Të shkoja në Paris nuk ishte as plan e as dëshirë e imja. Unë nuk doja të largohesha nga Barcelona dhe kjo ishte bërë e vështirë. Por, tash po më ndodh e kundërta e saj, falë Zotit”, u shpreh në konferencë për shtyp sonte kampioni i botës me Argjentinën.

Messi i kaloi dy vjet në “Parkun e Princave”, ku nuk e pati ndonjë eksperiencë pozitive, ndërsa u largua prej aty gjatë kësaj vere pasi në muajt e fundit u vërshëllye dhe u fye nga tifozët parisienë.

E në Inter Miami e ka rikthyer buzëqeshjen duke i realizuar 9 gola në 6 ndeshje, ndërsa e dërgoi këtë ekip deri në finale të Kupës së Ligës, të cilën synon ta fitojë.

About Redaksia

Check Also

“I mrekullueshëm”! Italia jehonë portierit Etrit Berisha

Një vit më parë përjetoi makthe në Torino, ku nuk u aktivizua thuajse fare, por …

Leave a Reply