“Sterilizimi”, kërkohet arrestimi i ish-ministrit Ilir Beqja

Përveç biznesmenit, zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të arrestuar, Prokuroria e Posaçme po vijon hetime të mëtejshme për koncesionin e sterilizimit për zyrtarë të tjerë, përfshirë edhe rolin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja.

Sipas “BalkanWeb”, GJKKO i kërkon SPAK-ut të nisë hetimet edhe për zyrtarë të tjerë, përfshirë dhe ish-ministrin Ilir Beqja.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, u paraqit në SPAK disa javë më parë, pasi koncesioni u dha gjatë kohës që drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë.

Gjithashtu më herët në SPAK dha dëshminë e saj ish-ministrja e Financave, Anila Denaj dhe ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, tashmë i arrestuar.

Në muajin qershor SPAK tërhoqi dokumentet e sterilizimit dhe chekup në spitalet e vendit, lidhur me shërbimet që kryejnë, sasitë dhe pagesat e bëra për koncesionaret që kanë fituar tenderin.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply