Këshilli Kombëtar i thirrur nga Bardhi kërkon çrregjistrimin e Bashës nga regjistri i Partive

Në mbledhjen e zhvilluar sot online të Këshillit Kombëtar të PD, i thirrur nga Gazment Bardhi, pas vendimit për anulimin e zgjidhjeve për kryetarin e ri të partisë dhe shkarkimin nga funksioni të Kryesisë, u mor tjetër vendim.

Një grup deputetësh u ngarkuan të ndjekin të gjitha hapat ligjor dhe statutor për zbatimin e vendimit të Këshillit, si dhe për përfaqësimin e Partisë Demokratike, në rrugë ligjore për të kundërshtuar çdo akt që bie ndesh me vendimin.

Gjithashtu, Këshilli Kombëtar i PD, i ka autorizuar deputetët që në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë të kërkojnë çregjistrimin e ish-Kryetarit të dorëhequr të PD Lulzim Basha nga regjistri i partive politike, bazuar edhe në vendimin e KAS për dorëheqjen e tij, që është lënë në fuqi nga gjykata.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply