Berisha: Të paktën edhe vetë e ka parandjerë!

Kryetari i PD, Sali Berisha ironizoi sot kreun e qeverisë, Edi Rama, të cilit i është arratisur ish-numri dy, Arben Ahmetaj. Ky i fundit është shpallur në kërkim ndërkombëtar pas akuzave të ngritura ndaj tij.

Duke përdorur një foto nga ditët kur Rama dhe Ahmetaj ishin bashkë, Berisha ironizon me sloganin e qeverisë: “Ti nuk do jesh kurrë vetëm”.

“Të paktën edhe vetë e ka parandjerë! #sb!”, shkruan Berisha.

Kreu i opozitës e akuzon Edi Ramën si drejtuesin e sipërmarrjes së inceneratorëve, duke thënë se nëse duhet të shkojë dikush në burg, i pari duhet të jetë kryeministri.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply