Ahmetaj: Në vend që të merren me fondet e inceneratorëve merren me 1.8 milione euro imagjinare

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj reagoi për kontrollet që janë ushtruar sot nga SPAK dhe BKH në banesat e familjarëve të tij. Ai tha se kjo ishte reprezalja e radhës ndaj familjes së tij.

Ahmetaj komentoi edhe një lajm të prodhuar në mediat pranë qeverisë, se ai ka transferuar 1.8 milionë euro.

“Sot u bë reprezalja e radhës në familjen time, nga mosha 82 vjeç e poshtë.

Madje pleqve iu janë marrë dhe celularët, në kërkim të provave për “inceneratorët”.

Ndërsa “spin doctor”/kontakt inceneratorësh, ka qarkulluar lajmin e rremë se qenkan transferuar 1,8 milionë euro…

Në vend të merren me fondet e inceneratorëve, merren me 1,8 milionë euro imagjinarë.

Fake news e prodhuar në laboratorët e ortakërisë mediatike dhe jo vetëm, të inceneratorëve …,” shkruan Ahmetaj.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply