Arroganca e një pushteti autokratik

Nga Alba KEPI

Ka pasur shumë motive e ngjarje që deri sot duhet të kishin çuar në dorëheqjen e ministrit të Brendshëm;
– vdekja e 6 vjecares në Himarë nga një punonjës policie,
– vdekja e Laert Kurtit në burg,
– vrasjet në mes të ditës në Tiranë e qytete të ndryshme shqiptare,
– krime pa autorë,
– kriminelë të pakapur,
– persona në kërkim e që gjezdisin rrugëve kryesore e pikave kufitare shqiptare,
– djali i tij i përfshirë në hetim italian për trafik ilacesh,
– kokaina që ka qelb tregun etj etj,.

Nuk ndodhi!

Arroganca e një pushteti autokratik hodhi poshtë e justifikoi çdo akuzë që etika demokratike politike duhej ta kishte çuar në dorwheqje.

U desh fisi Rrahja të çojë në këtë dorëheqje!

Absurde apo jo?

Nuk mund të jetë rrahja më e fortë se vdekja e as dhuna më e fuqishme se kriminelët e lirë apo krimet pa autorë!
Ja që e bënë!

Gjysma e së keqes do thonë më të çiltrit; shteti më në fund reagoi!

Por deri në këtë pohim kalon një oqean; shpërndahet një video ku një “opozitar” takon në një banesë “Besnike..” ministrin e ardhshëm, largohet një Ambasadore e emërohet Ministêr një nga emrat më të përfolur mediatikisht për lidhjet me bandat e krimit.

E kanë shkruar mediat tash një dekadë e nuk e them unë!

Më shumë se sa një Funksion i sigurisë së brendshme e ruajtje rendi publik, c’po dëgjojmë e shohim i ngjan një loje garancie pushteti ku ka ushtarë, robër e shah mat!

E siç thoshte Mbretëresha e Shahut në një serie Netflix; “Spesso le persone sembrano dirci qualcosa per il nostro bene ma è per il nostro male.” … (shpesh na duket se ka persona që thonë gjëra për të mirën tonë, por ja që është për të keqen tonë).

About Redaksia

Check Also

Historia përsëritet në mënyrë spirale

Nga Redin HAFIZI Kjo qeverisje është kthyer në bërthamën e një regjimi që po kap …

Leave a Reply