Ronaldo flet pasi hyri në librin e rekordeve botërore “Guinness”

Nata e mbrëmshme ishte e veçantë për Cristiano Ronaldon. Ylli portugez hyri në librin e rekordeve botërore “Guinness” për më së shumti paraqitje për Kombëtaren.

38 vjeçari në fakt arriti në kuotën e 200 ndeshjeve me Portugalinë, diçka që s’e ka arritur askush në histori të futbollit.

Dhe, futbollisti i Al-Nassr e festoi në mënyrë të veçantë këtë arritje duke shënuar në fitoren e portugezëve kundër Islandës, 1:0.

Pas ndeshjes, ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Manchester Unitedit, Real Madridit dhe Juventusit e bëri një postim në rrjetet sociale, duke e shprehur gëzimin e tij dhe lumturinë për këtë arritje të jashtëzakonshme.

“200 ndeshje me të njëjtin përkushtim, dedikim dhe përgjegjësi, njëjtë si në herën e parë kur luajta me këtë fanellë. Unë jam këtu, duke vazhduar të shënoj, duke e ndjekur ëndrrën dhe të jap gjithçka për ekipin dhe për vendin tim. Për dashurinë ndaj Portugalisë”, ka shkruar Ronaldo në Instagram.

Krahas më së shumti ndeshjeve, “CR7” e mban rekordin edhe për më së shumti gola për Kombëtaren, 123 të shënuar.

About Redaksia

Check Also

“I mrekullueshëm”! Italia jehonë portierit Etrit Berisha

Një vit më parë përjetoi makthe në Torino, ku nuk u aktivizua thuajse fare, por …

Leave a Reply