Tjetër deputet i Bashës shtrëngon duart i lumtur me Veliajn

Pas Arbi Agalliut, në rrjetet sociale janë publikuar disa fotografi të një deputeti mbështetës së Lulzim Bashës, i cili shfaqet krah kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në fotografitë e postuar së fundmi në FB, ish-kryetari i Bashkisë së Devollit Bledion Nallbati, aktualisht deputet i PD-së i rreshtuar nën Lulzim Bashën, shfaqet krah Ramës dhe Veliajt. Në një tjetër foto edhe krah Gramoz Ruçit.

Disa javë më parë u publikuan edhe foto të deputetit tjetër mbështetës së Bashës, Arbi Agalliu, i cili shfaqej duke biseduar me Ramën në një lokal në Vlorë dhe duke pozuar me Erion Veliajn në një tjetër.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply