Mourinho përfundon në disiplinore të UEFA-s për fyerjet ndaj gjyqtarit Taylor

UEFA ka hapur zyrtarisht procedurat disiplinore ndaj Jose Mourinhos për fyerjen e gjyqtarit, Anthony Taylor, pas humbjes në finalen e Ligës së Evropës ndaj Sevillas, që u fitua nga spanjollët.

Një deklaratë nga Komiteti Disiplinor i UEFA-s sot përshkroi një sërë akuzash kundër të dy klubeve pas një finale “të zjarrtë” në “Puskas Arena” të Budapestit.

Të dy klubet u akuzuan për hedhjen e objekteve dhe ndezjen e fishekzjarreve nga tifozët e tyre, plus për sjellje të pahijshme të ekipit.

Sevilla u akuzua gjithashtu për “pushtimin” e fushës së lojës, ndërsa Roma u akuzua për akte dëmtimi dhe shqetësime të turmës.

Konkretisht, vetëm Mourinho u akuzua për “gjuhë fyese/ofenduese ndaj një zyrtari të ndeshjes”. Ai u kap nga kamera duke drejtuar fyerje ndaj gjyqtarit Taylor në parking, pas ndeshjes finale.

About Redaksia

Check Also

“I mrekullueshëm”! Italia jehonë portierit Etrit Berisha

Një vit më parë përjetoi makthe në Torino, ku nuk u aktivizua thuajse fare, por …

Leave a Reply