Albania's Prime Minister Edi Rama speaks during the fourth EU-Arab World Summit in Athens, Tuesday, Oct. 29, 2019. The Summit is an international forum of economic and political dialogue between the European Union and the Arab World. (AP Photo/Thanassis Stavrakis)

Raporti: Qeveria, asnjë lek pronarëve, u ka borxh 857 milionë euro

Qeveria shqiptare ka njohur borxh për t’u kthyer prej gati 860 milionë euro për pronarët të cilëve iu është konfiskuar prona gjatë diktaturës komuniste. Shifra është bërë e ditur në raportin vjetor te avokatit të popullit, i cili është dorëzuar në Kuvend.

Po ashtu Avokati i Popullit konstaton se procesi i kompensimit financiar vazhdon të jetë mjaft i ngadaltë. Sipas raportit agjencia e trajtimit të pronave ka lëshuar 26.092 vendime për kompensim, ndërsa nga 2018-2022 është kryer pagesa vetëm për 398 vendime.

Sipas avokatit të popullit me këto ritme nuk arrihet afati 10 vjeçar i vendosur në ligjin e qeverisë Rama në 2015. Ndër të tjera në raport vlerësohet se procesi kompensimit financiar të pronave nuk është realizuar në të tërë elementët e tij dhe mbi të gjitha subjektet e kompensuar nuk arrijnë të marrin kompensimin financiar. Aktualisht qeveria por përdor si fonde për kompensimin e pronarëve, vetëm paratë që sigurohen nga procesi i legalizimit.

Mesatarja vjetore është 10 milion euro, çka bën që fondet të jenë të pamjaftueshme për të përmbushur detyrimin për kompensimin e plotë financiar brenda 10 vitesh nga dalja e ligjit. Paralelisht është menduar zbatimi i një skeme me kompensim me toka shtetërore, por në fakt sipërfaqet e vëna në dispozicion janë mjaft modeste.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply