Ky është personi që u vra sot në Shkodër

Policia ka dalë me një deklaratë për shtyp pas vrasjes këtë mesditë në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër. Autori është futur në në shtëpinë e shtetasit Petrit Vuksani dhe ka qëlluar disa herë me armë zjarri duke e lënë të vdekur në vend. Viktima Vuksani 51 vjeç, prej një muaji ishte kthyer nga Anglia.

Nga dëshmitë e fqinjëve të viktimës, mësohet se ata nuk kanë dëgjuar asnjë të shtëne më armë zjarri, ndërkohë që dyshohet se mund të jetë përdorur një silenciator.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 12:15, në lagjen “Tom Kola”, në rrethana ende të paqarta, në banesë, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. V., 51 vjeç.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohet kontroll në zonë për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për sigurimin e çdo prove, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply