Kreu i Hipotekës së drejtorisë vendore të Hipotekës së zonës Kamzë-Vorës, Agron Çerri, është mbyllur brenda në zyrë sot për të mos u ballafaquar me banorët protestues të fshatit Bërxullë që i kërkojnë pse nuk u jep tituj e pronësisë. I kyçur me çelës brenda, ai ka kërkuar ndihmën e Policisë për të shpëtuar pasi banorët vazhdon të trokasin duke thirrur” Duam drejtësi, duam drejtësi!
Vetë ata e demaskuan duke dëshmuar praninë e tij në zyrë dhe faktin që nuk e hap derën.
Protestuesit e Bërxullës janë larguar nga zyrat e Hipotekës sot pasi nuk janë pritur as një drejtuesja Dallandyshe Bici dhe as nga njeri prej drejtuesve vendorë, Agron Çerri, që u mbyll në zyrë nga frika e ballafaqimit me ta.
Por, para se të largohen të fyer nga kjo sjelle e zyrtarëve të shtetit që e kanë detyrim ligjor t’iu përgjigjen, përfaqësuesi i banorëve të Bërxullës deklaroi prerë: Tani kanë vetëm 24 orë kohë të na japin përgjigje!
“Do t’i thosha drejtorit të Hipotekës që mbulon zonën Kamzë-Vorë, i bëj thirrje sot, këtu përpara derës, se nuk del për të na dhënë përgjigje, se e pres 24 orë!
Mbajeni mend! 24 orë e pres të vijë në njësinë administrative Bërxullë, të vijë atje ai vetë bashkë me grupin përfaqësues dhe të na japë të gjitha përgjigjet mbi segmentin rrugor, mbi pronat, banesat që preken. Në të kundërt, pasojat do t’i ketë shumë të rënda.
Protesta do të zhvillohet këtu por do të jetë shumë më e dhunshme, mos t’i vijë keq. Po them 24 orë, nuk i jap asnjë minutë kohë më tepër! Se kemi shtatë muaj që i kërkojmë.
Se fillojnë rolin secili “unë nuk e di”, por e dinë se ka qenë drejtor në Dibër dhe i dinë këto problematika. Ia njohim karrierat, vijnë me ofiqe, ministrat i kanë sjellë këtu se kanë interesat e veta.
24 orë kohë kanë, do të mbajnë përgjegjësi kundrejt banorëve të Bërxullës! Dhe këtu nuk kemi dhunuar asgjë, që ta dinë. Duhet ta dini që këto ndërtesa këtu i ndërton dikush dhe a e dini se të gjitha institucionet e shtetit janë akomoduar në godina private?! E imagjinoni sa qira paguajnë?!”
Skandal! Shefi i Hipotekës mbyllet në zyrëve, kërkon ndihmë nga policia
Kreu i Hipotekës së drejtorisë vendore të Hipotekës së zonës Kamzë-Vorës, Agron Çerri, është mbyllur brenda në zyrë sot për të mos u ballafaquar me banorët protestues të fshatit Bërxullë që i kërkojnë pse nuk u jep tituj e pronësisë. I kyçur me çelës brenda, ai ka kërkuar ndihmën e Policisë për të shpëtuar pasi banorët vazhdon të trokasin duke thirrur” Duam drejtësi, duam drejtësi! Vetë ata e demaskuan duke dëshmuar praninë e tij në zyrë dhe faktin që nuk e hap derën.
Bici s’u hap derën protestuesve të Bërxullës: Duam përgjigje për pronat!
Këto pamje tregojnë ballafaqimin e parë të protestuesve të fshatit Bërxullë me kreun e Hipotekës, znj. Dallëndyshe ici ose me saktë, me derën e saj të mbyllur, pasi ata kanë vendosur të marrin një përgjigje konkrete nga goja e saj për fatin e pronave të tyre që u shpronësohen nga autostrada Thumanë-Kashar.
“Po presim përgjigje, – tha përfaqësueis i tyre, – nëse kanë ndjenjë shpirtërore dhe detyrim ligjor në radhë të parë, sepse janë të emëruar në këto poste dhe të detyruar të sqarojnë banorët që janë në protestë prej shtatë muajsh.
Kemi rreth pesë minuta, më kërkuan që të njoftojnë titullarët dhe nuk kemi asnjë përgjigje. I bëj thirrje zonjës Dallëndyshë Bici të urdhërojë titullarin e zonës që mbulon Hipotekën e zonës Kamzë-Vorë të na japë një përgjigje ose të dalë zonja Bici vetë, se është detyrim iligjor i saj.
Kemi ardhur në mënyrë paqësore, nuk kemi ndër mend të ushtrojmë asnjë lloj dhune, nuk ushtrojmë asnjë dhunë, duam një përgjigje që këta banorë të qetësohen se çfarë fati do të kenë mbi pronat e veta, asgjë më shumë, pronat që trashëgojnë dhe i kanë me ligj e t’u jepet një përgjigje.”
(Banorët trokasin, zyra nuk hapet)
A e kuptoni se çfarë bëhet?! – tha banori.
“Tri parime ka kjo qeveri, mos të njohë jetën, pronën, nderin! S’ka oqean t’ia lajë mëkatet!”
Një nga banorët e Bërxullës që po kërkon sot sërish i indinjuar me bashkëfshatarët e tij, tituj e pronësisë tek Hipoteka, akuzoi Qeverinë për këtë situatë agonie. Ai tha se motivi i kësaj partie në pushtet, i kësaj qeverie, është që të mos njohë jetën, pronën, nderin!
“Është hera e dytë që vijmë këtu që kërkojmë regjistrimin e pronave, por e kam thënë se kjo nuk është Hipotekë, por thjesht një institucion ku ka disa punonjës brenda që bëjnë sikur punojnë dhe kur u shkon aty ndonjë klient për të mbaruar ndonjë hall, t’i fusin një të zhvatur kurse në fshatarët e varfër s’na sheh kush me sy.