Elton Bano vazhdon takimet me banorët e Lushnjes: Kudo gjej mikpritje dhe besim në fitore!

Në sfidë me të ftohtin banorët e lagjes “Xhevdet Nepravishta” mirëpritën kandidatin e PD grupimi i Rithemelimit, Elton Bano.

Gjatë bashkëbisedimit me banorët, Bano u shpreh se, kontrata ime me qytetarët është kthimi i dinjitetit të këtij institucioni dhe shërbimet për qytetarët.

“Kudo gjej mikpritje dhe një kërkesë. Kjo kërkesë është për ta ndryshuar drejtimin e Bashkisë një orë e më parë. Kur mëson sesa abuzime janë bërë me paratë tona dhe sa pak investime kanë kryer, nuk mund t’i besosh më këtyre mashtrimeve.

Kontrata ime me qytetarët është kthimi i dinjitetit të këtij institucioni dhe shërbimet për qytetarët. Transparencë për çdo investim dhe qytetarët do të jenë vlerësuesit me të mirë të punëve të kryera. Asnjë premtim me fotografi gënjeshtrash. Ne kemi zgjedhur të qeverisim me qytetarët dhe për ta. Besimi për fitore të motivon më shumë në misionin e nisur”, u shpreh Bano gjatë fjalës së tij.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply