Nga Rezenbrik Serjani
22 marsi për të gjithë demokratët, për të gjithë shqiptarët mbetet një ndër momentet më të mëdha historike të Shqipërisë!
22 marsi,
është dita simbol i fillimit të një kapitulli të ndritur të faqes sonë historike,
është dita-simbol e fillimit të funksionimit të demokracisë,
është dita-simbol e daljes njëherë e përgjithmonë nga errësira e egërsia,
është dita-simbol e fillimit të një gjenerate të re politike, ekonomike, shoqërore, sociale e kulturore, është dita më e bukur e demokracisë.
Krahas 8 dhjetorit, 11 dhjetorit, 20 shkurtit, 22 marsi mbetet një datë e ditë e mbarë, e bekuar, e shenjtë.
22 marsi është ditë e madhe!
22 marsi është dita e parë e demokracisë!
E bekuar kjo datë!
E shenjtë kjo ditë!
Një pranverë e mbarë për të gjithë shqiptarët!
Nje frymë e re, shpresëplotë, dritëplotë për Shqipërinë, për Partinë Demokratike!
Zoti e bekoftë rrugëtimin tonë demokratik, rrugëtimin e të gjithë shqiptarëve!