Bashkëshortja e Valon Behramit fiton medaljen e bronztë olimpike

Lara Gutt-Behrami ka fituar medaljen e bronztë në disiplinën e sllallomit të madh në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022 të hënën.

Skitarja zvicerane është bashkëshortja e futbollistit me prejardhje nga Kosova, Valon Behrami.

Në këtë disiplinë garoi sot edhe skitarja e Kosovës, Kiana Kryeziu, për të cilën Gutt Behrami është idhull i saj.

Ajo e zuri vendin e 49-të nga 82 garuese në sllallom të madh. Koha e saj pas dy lëshimeve ishte 2 minuta e 42.19 sekonda.

Ndërkohë, sot për Kosovën garoi me ski edhe Albin Tahiri, duke regjistruar kohë rekorde personale në lojërat dimërore.

Ai u rendit i 35-ti nga 43 garues, e cila është renditja e tij më e mirë në Lojërat Olimpike Dimërore.

Tahiri pati kohën 1 minutë e 52.44 sekonda.

Albini do të garojë edhe në disiplinat e kombinimit alpin, sllallomit dhe sllallomit të madh ditët në vijim.

About Redaksia

Check Also

“I mrekullueshëm”! Italia jehonë portierit Etrit Berisha

Një vit më parë përjetoi makthe në Torino, ku nuk u aktivizua thuajse fare, por …

Leave a Reply