Paloka-Alibashëve: E detyruat L.B të dorëhiqet, çfarë do të bëni tani, apo…

Deputeti i PD, Edi Paloka, ka reaguar pas dorëzimit të dokumentave në KQZ nga përfaqësues të Enkelejd Alibeajt për zgjedhjet lokale të 14 majit, por në të cilat rezulton se kryetar i PD ëshë i dorëhequri Lulzim Basha.

Në postimin e tij në Facebook, Paloka thekson se ‘alibashët do legenosen deri në fund për të realizuar shërbimin e paguar ndaj Ramës për shkatërrimin e opozitës dhe për këtë nuk ka më asnjë dyshim’.

Reagimi i Palokës

Alibashët paskan dërguar sot letra ne KQZ per të regjistruar grupimin e tyre. “Kryetar i partisë” në letrat që kanë dërguar, rezulton … “i dorehequri” prej një viti, vetë L.B.

Që Kushtetuta, Kodi, ligji dhe gjithe procedurat ligjore do vazhdojnë të shkelen për të çuar deri ne fund qëllimin e Ramës, nuk ka asnjë dyshim.

Edhe që Alibashët do legenosen deri në fund për të realizuar sherbimin e paguar ndaj Rames për shkatërrimin e opozitës, nuk ka më asnjë dyshim.

Unë kisha vetem një pyetje për ata deputetë që publikisht shpallën se nuk e njihnin me L.B si kryetar dhe “e detyruan” të dorëhiqet, çfare do të bëjnë tani, apo nderi dhe dinjiteti nuk kanë asnjë vlerë?

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply