Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave nga aksidenti tragjik me dhjetra të vdekur dhe qindra të plagosur nga përplasja e trenave në Larisa, Greqi.
Postimi i plotë
Dhjetra të vdekur dhe qindra të plagosur nga përplasja e trenave në Larisa, Greqi.
Të dashur miq, një aksident i rëndë tragjik përplasje e dy trenave ka ndodhur sot në Larisa të Greqisë. Në këtë aksident kanë humbur jetën 36 pasagjerë, shumë prej tyre të rinj studentë dhe kanë mbetur të plagosur 350 udhëtarë të tjerë.
Me këtë rast ju dërgojmë ngushellimet më të ndjera familjeve të viktimave dhe autoriteteve të vendit mik dhe lutemi, urojmë për shërim të shpejtë dhe të plotë të plagosurve në këtë aksident. #sb