Kryetari i PD, Sali Berisha tha nga Gjirokastra se, me revolucion paqësor do përmbysim monizmin e bazuar në krimin, vjedhjen dhe drogën. Berisha tha se, idealet janë arma më e fuqishme e kohërave dhe me te, ne do fitojmë.
“Fuqia e tyre korruptive është dëshmuar më e jashtëzakonshmja që mund të ketë kush.
Edi Rama rekruton me korrupsion, kryezbuluesin e SHBA, ua fut në thes dhe e angazhon kundër opozitës.
E angazhon me këshiltarin e tij më personal, Dorian Duçkën dhe Agron Nezën. Për t’i vendosur gjoba biznesmenëve, që shkojnë deri në 30 milionë euro, të tjerët thonë deri në 50 milionë euro.
Duke u thënë se do u heq nga blacklistimi.
Kjo nuk ndodh në një vend demokratik. Pasojat i paguan çdo shqiptar i ndershëm.
Ndaj dheky zhvillim dhe kjo situatë e ka jetike revolucionin.
Me revolucion ne përmbysëm monizmin që bazohej në doktrinën marksiste, me revolucion do përmbysim monizmin që bazohet në krimin, drogën dhe vjedhjen.
Me revolucion paqësor përmbysën monizmin e armatosur gjer në dhëmbë.
Me revolucion paqësor do përmbysim monizmin e bazuar në krimin, vjedhjen dhe drogën.
Ne do ta përcjellim në koshin e historisë Edi Ramën dhe suitën e tij.
Ndaj dhe ju ftoj, të vazhdojmë këtë betejë. Opozitë do të thotë sakrificë. Asnjëherë, kurrë nuk duhet dekurajohemi. Revolucionet i bën pakica idealiste.
Idealet janë arma më e fuqishme e kohërave dhe me te, ne do fitojmë”, tha Berisha.
