Tre marsi po vjen

Albana VUTHI

Askujt më parë s`i kishte shkuar mendja se marsi do të vinte kaq i ngjeshur me data të rëndësishme. Ja që tre Marsi do të jetë një rizgjim i shqiptarëve . Sot vargjet e Pashko Vasës le të na zgjojnë: “Coniu shqiptarë prej gjumit çoniu të gjithë si vllazën n`nji besë shtrëngoniu…“ Momenti ka ardhur dhe të dalim të gjithë për një mijë e një mijë arsye , për këtë mënyrë qeverisjeje. Shqiptar, merr fatin tend në dorë, mos rri në kafe, mos më shiko nga televizioni, bashkohu me ne ! Dil protesto, dil revoltohu, se koha nuk pret! Rini më e bukura e shoqërisë, ti je, mos ik, qëndro dhe bashkohu me ne!Nëna të dashura dhe të vuajtura, mos na lini vetëm në këtë ditë marsi, por të bashkojmë duart dhe t `i themi një zëri`MJAFT“, këtij regjimi. Le të mos rrimë indiferentë në një ditë të tillë, por le t`i mbyllim një ditë qepenët e dyqaneve, të zbrazim çdo kafene dhe pijetore, të mbushim rrugët me revoltën tonë, se vetëm kështu do të risjellim fitoren. Ejani të risjellim pranverën!

About Redaksia

Check Also

Historia përsëritet në mënyrë spirale

Nga Redin HAFIZI Kjo qeverisje është kthyer në bërthamën e një regjimi që po kap …

Leave a Reply