Fundi i Kipes dhe të tijve është i vulosur më 14 Maj!

Nga Arjan HOXHA

Sot në një status në fcb ku ndër “sukseset e rilindjes” Kipja dhe të tijët, shkollën “Kamza e re” e cila ndodhet midis Kamzës e Valiasit të Ri e kishin arritur ta spostonin në Laknas.

Boll mirë kur nuk e çon në Bllok.

Sistemi i ngrohjes që propagandon ky i pashkolli që nuk njeh as lagjet kryesore të Kamzës, javën që kaloi pathuajse ishte i gjithi jofunksional.

Ajo javë me temperatura shumë të ulëta tregoi se kaldajat qindra milionëshe thuajse nuk punuan fare. Edhe kur punonin jo më shumë se një orë.

Aty ku kanë të instaluar kondicionerë, fuqia e ulët e instalimit të energjisë elektrike nuk ishte mjaftueshëm për ngrohje dhe bënin vetëm zhurmë.

Të gjitha këto sisteme ngrohje, kushte komode që propagandon nuk funksiononin të paktën në javën që ishte më e ftohtë.

Ky dhe shefi i tij arrogant vizitojnë shkollat dhe kopshtet ose kur janë duke u ndërtuar ose kur është ngrohtë.

Vlerat e rikonstruksioneve kalojnë vlerën e një shkolle të re dhe cilësisht shumë dobët.

Në gjimnazin Ibrahim Rrugova, javën që kaloi kishin shpërthyer kaloriferët e rinj të sapo vënë në punë.

Fëmijët ose fërkokan duart nga të ftohti ose duart në xhepa bashkë me “drejtorin” e tyre .

Në gjimnazin “Isa Boletini” asgjë nuk funksionon.

Shkolla “Kamza e Re” është si gjithë të tjerat, skandal, nuk plotësohen kushtet minimale.

Ah se harrova!

Sistemi i “Aktivistit” është në funksion të plotë.

Rekomandojmë që drejtuesit e Bashkisë Kamëz edhe pse janë jabanxhi të marrin ndonjë Kamzali me vete që tjua tregojë adresat dhe vendodhjen e institucioneve.

Fundi i tyre është i vulosur me datën 14 Maj

#bashkëpërkamzën,#bashkëfitojmë

 

About Redaksia

Check Also

Historia përsëritet në mënyrë spirale

Nga Redin HAFIZI Kjo qeverisje është kthyer në bërthamën e një regjimi që po kap …

Leave a Reply