Berisha: Beteja do të vazhdojë. U detyruan të lënë parlamentin sepse janë më afër me bandat

Kryetari i PD, Sali Berisha, nga selia e PD, tha se, beteja do të vazhdojë. Ai tha se, u detyruan të lënë parlamentin sepse janë më afër me bandat.

“Parlamenti dëshmoi se çfarë përfaqëson sonte.

U detyruan të lënë parlamentin dhe të largohen, sepse e vërteta është se janë shumë më afër me bandat dhe krimin se sa me tempullin e demokracisë.

Kjo betejë do të vazhdojë, do të vazhdojë deri në fitoren e plotë të revolucionit demokratik, mbi monizmin e bazuar në krimin, drogën, e Edi Ramës.

Edhe njëherë mirënjohje të pakufishme.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply