Berisha: Edi Rama rrezik madhor për sigurinë e Shqipërisë, rajonit dhe më gjerë!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Edi Rama është një rrezik madhor për sigurinë e Shqipërisë, rajonit dhe më gjerë! Ai I kërkoi Ramës të japë dorëheqjen dhe të largoet me organizatën e tij kriminale.
“Revolucioni ynë do të fitojë!
Sot Shqipëria shihet si një vend ku mafia dhe kartelet e drogës pastrojnë paratë e krimit.
Në dy vitet e fundit, importet nga Kolumbia janë rritur 60 herë për të shndërruar këtë tokë të bekuar, në një Kolumbi të dytë për Europën.
Edi Rama, ti je një rrezik madhor për sigurinë e Shqipërisë, rajonit dhe më gjerë.
Jep dorëheqjen dhe largohu me organizatën tënde kriminale.
Pse duhet të durojnë shqiptarët të durojnë këtë poshtërim, këtë nxirje të imazhit të kombit?
Imagjinoni sikur të ndodhë që një njeri si ky, të bëjë hapin në samitin e NATO-s, çfarë do të ndodhë me Shqipërinë dhe shqiptarët?
Shqipëria dhe shqiptarët do skuqen nga turpi. Edi Rama, ik, largohu, jep dorëheqjen!”, tha Berisha

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply