Pastruesja çon në burg zyrtaren e Ramës: Paratë vinin me çanta, Alda më kërkoi t’i ruaja!

Zbërthehet pastruesja Rozeta Dobi, pastruesja e arrestuar për vjedhjen e parave në shtëpinë e ish-zyrtares Alda Klosi. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për “BalkanWeb” dëshminë e plotë të pastrueses, e cila çoi në arrestimin e ish-zyrtares mbrëmjen e kaluar.

Mësohet se Alda Klodi është shoqëruar dje në orën 18:00 dhe është arrestuar në 22:30. Rozeta Dobi po kështu ka qëndruar për rreth 7 orë dje në Policinë e Tiranës, teksa ka deklaruar se e gjithë ngjarja ishte inskenim.

“Paratë vinin që nga viti 2021. Unë nuk kam dijeni kush i sillte, por paratë vinin në çantë. Në dhjetor 2022 Alda ngaqë kishte konflikte me burrin më kërkoi t’i ruaja. Ditën që i mora me çantë i mora nga kasafortë, pasi Alda nuk ishte në shtëpi. Më tha ajo vetë merri në kasafortë. Ngjarjen e vjedhjes e inskenova pasi ajo donte të ngarkonte me përgjegjësi burrin”, mësohet të ketë thënë Rozeta Dobi.

Gazetarja Lala raportoi për “BalkanWeb” se ish-zyrtarja e Kryeministrisë Alda Klosi akuzohet për fshehje pasurie, pastrim parash dhe deklarim të rremë para oficerit të policisë.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply