Përmes agjentit të arrestuar McGonigal, Rama mori peng Bashën

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një intervistë për “Ora e Betit” në Rtv Ora deklaroi se Edi Rama se pasi grabiti zgjedhjet nuk u mjaftua me kaq.

“Me një dosje mbajti peng kreun e opozitës. Nëse ai kishte të dhëna se Lulzim Basha ka marrë para ruse, duhej të shkonte në prokurori, por jo, sepse në këtë mënyrë targetonte kryetarin e opozitës dhe e mori peng atë”, theksoi ndër të tjera kreu i PD-së, Sali Berisha.

Berisha: Largimi i Edi Ramës me të gjitha mjetet, përfshirë mosbindjen civile është sot misioni
Berisha shtoi se i ka bërë thirrje në çdo dalje që të tregojë se ku i mori paratë.

“Lulzim Basha nuk guxon të përmendë as Edi Ramën as McGonigal. Ka një detyrim, është deputet, ka qenë kryetar i opozitës. Duhet tu thotë shqiptarëve të vërtetën por se thotë dot se ka qenë i akuzuar për pastrim parash dhe kjo akuzë e çonte në burg për disa vite, e shpëtoi Rama. Nuk u bë asnjë hetim, su pyet asnjë shqiptaro-amerikan i keni dhënë apo jo këto para. Dosja tjetër u mbajt në Ambasadë nga Yuri Kim”.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply