Çuçi godet Ramën: Marrëdhëniet me FBI, institucionale jo me persona të caktuar!

Ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi ka dalë kundër Ramës për takimet me ish-agjentin e FBI, McGonigal .përgënjeshtruar deklaratat e disa përfaqësuesve të mazhorancës, në lidhje me fokusin e takimeve që ish-shefi i kundërzbulimit ka zhvilluar në Shqipëri.

Çuçi deklaroi se takimit me McGonigal nuk kanë pasur lidhje me bashkëpunimin e policisë dhe FBI-së, për shkak se kjo marrëdhënie është institucionale. “Qeveria ka marrëdhënie me institucionin, me FBI dhe jo me persona të caktuar. Unë nuk e kam takuar McGonigal”, deklaroi Çuçi duke ju përgjigjur pyetjeve të SYRI TV. Sipas deklaratës së ministrit Çuçi, kryeministri Rama nuk e ka takuar Mc Gonigal si institucion.

I fundit që artikuloi se takimet me McGonigal kanë qenë për çështje zyrtare ishte kreu i grupit të PS, Taulant Balla.

Ndërkohë, Ministrja e Financave, Delina Ibrahimi, e pyetur për pagesat që kanë marrë ish-zyrtarët e lartë të FBI-së, nga qeveria shqiptare, nuk pranoi të japë një përgjigje konkrete.

Vetëm një nga kontratat e zbuluara, mes qeverisë shqiptare dhe Lou Bladel, arrinte në vlerën e 375 mijë dollarëve.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply