Nga Rezenbrik SERJANI
Kandidati për Kryetar Bashkie Vlorë, Z.Hysni Sharra, kandidat i dalë nga primaret, nga vota dhe vullneti i lirë i anëtarëve dhe simpantizantëve të Partisë Demokratike Vlorë, mori bekimin e mbështetjes nga banorët e qytetarët e të pesta rajoneve të qytetit, të Bashkisë Vlorë, sëbashku me njësite administrative të kësaj Bashkie.
Një maratonë takimesh prezantimi e fillim dëgjesash me qytetarët e Bashkisë Vlorë, duke shtrënguar duart vëllazërisht, duke marrë bekimim dhe mbështetjen e çdo vlonjati, banori e qytetari, duke u kthyer në forcën e madhe dhe busullën më të mirë këshillimore.
Kjo valë e parë takimesh, kjo maratonë e bukur, ngritur mbi sinqeritetin dhe dashamirësinë për një Vlorë jo të marrë peng nga sekti( prej 1 dekade tashmë) dhe struktura minorancë që e drejton prej vitesh, ishte mesazhi më i bukur për një nisje të mbarë fushate, duke u bërë oguri jonë i shpresës dhe ndryshimit të madh, të fitores triumfale të qytetarisë vlonjate në 14 Maji.
Kandidati Hysni Sharra, vlonjati dhe qytetari model, është alternativa më e denjë për Vlorën, e cila nga zullumi 26 vjeçar i fanellës socialiste është marrë peng, duke u kthyer për vite në një katrahurë urbanistike, mjedisore, sociale kulturore e ekonomike.Kjo u dëshmua në mikpritjen e kandidimit të Z.Hysni Sharra, në çdo rajon e njësi administrative të Bashkisë Vlorë.
Kjo maratonë takimesh e fillim dëgjesash, do të jetë oguri jonë i mirë dhe himni jonë i frymës së ndryshimit që është përhapur që prej Llogarasë, duke u shtrirë deri në Novoselë, në çdo centimetër të Bashkisë Vlorë.
Boll më pengmarrjes së qytetit nga mallkimi socialist !
Shpresëplotë, me besimin në Zot, në 14 maji Vlora dhe vlonjatët fitojnë !