Berisha: Edi Rama ka biseduar me McGonigal për investime ruse në Shqipëri

Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë konferencës për shtyp se, Edi Rama ka biseduar me McGonigal për investime ruse në Shqipëri, sipas të dhënave publike. Ai tha se, nuk e imagjinoni se çfarë ka dosja në fshehtësi.
“Edi Rama përdori ish-oficerin e policisë sekrete për hetime kundër opozitës në Nju Jork.
Dokumentet e Ministrisë së Drejtësisë faktojnë se nga zyra e kryeministrit, Agron Nezës iu dhanë të dhëna konkrete për qytetarë amerikanë që lobonin për opozitën. Këto u vunë në survejim nga aseti i burimeve ruse, McGonigal.
Edi Rama ka biseduar me McGonigal për investime ruse në Shqipëri, sipas të dhënave publike. S’e imagjinoni se çfarë ka dosja në fshehtësi.
Nuk them se u takuan në Davos, por ai po kthehej në Europë. Ka rëndësi se Edi Rama, kur e denoncova në parlament këtë lidhje ruse të Edi Ramës, këtë lidhje me një aset të rrezikshëm, Edi Rama reagoi si vijon: Jam krenar me miqësinë që kam me të!”, tha Berisha

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply