Xhaka flet pasi u shpall futbollisti më i mirë i vitit në Zvicër

Granit Xhaka është zgjedhur mbrëmë futbollisti më i mirë i vitit 2022 në Zvicër. Mesfushori nga Kosova e kurorëzoi kështu një vit fantastik, të cilin e kaloi. Ai ndihet i lumtur për këtë vlerësim, ndërsa i falënderoi të gjithë atë që e ndihmuan të arrinte deri këtu

30 vjeçari u shpërblye kështu nga Federata Zvicerane e Futbollit dhe nga Liga Zvicerane e futbollit për vitin fantastik që e kaloi.

Përfaqësuesi zviceran në këtë garë i mposhti shokët e skuadrës, Yann Sommer dhe Manuel Akanji.

Futbollisti i Arsenalit u shpreh i lumtur që u zgjodh më i miri i vitit.

Në vitin që shkoi, ai shkëlqeu me Arsenalin dhe me Kombëtaren e Zvicrës në Botërorin e Katarit.

“Jam mjaft krenar për këtë çmim. Ju falënderoj të gjithëve. E falënderoj trajnerin, familjen dhe të gjithë ata që besuan tek unë. Tri vjet me parë e preka fundin në Arsenal dhe tash jam atje si lider dhe në majë të tabelës. Çmimi do të thotë shumë për mua”, ka thënë kapiteni i “Helvetikëve”.

Ai synon ta fitojë titullin e kampionit me Arsenalin dhe ta kurorëzojë kështu një sezon fantastik që po e kalon me “Topçinjtë”.

Xhaka u shpall futbollisti i vitit në Zvicër për herë të dytë.

Herën e parë këtë ndjenjë e kishte përjetuar në vitin 2017.

Xhaka ka marrë urime të shumta nga personalitete të ndryshme.

About Redaksia

Check Also

“I mrekullueshëm”! Italia jehonë portierit Etrit Berisha

Një vit më parë përjetoi makthe në Torino, ku nuk u aktivizua thuajse fare, por …

Leave a Reply