Kryetari i PD, Sali Berisha është pyetur nga gazetarët edhe për “21 janrin”. Berisha tha se, nuk komenton manipulimet e Ardi Veliut.
“Që unë të komentoj manipulimet e Ardi Veliut, harroje. I takon medias të thonë të vërtetën e atij manipulimi. Nuk mund të komentoj unë, disa tabela shkrimi që paraqiten si audiopërgjim dhe nuk ekzistojnë. Nuk u paraqit audio, por dëshmoi qartësisht se ishte një manipulim dhe falsifikim.
Njëlloj si shiriti i 21 janarit, ku u tha se Sali Berisha ishte i implikuar në problemin e hidrocentralit.
Pra, është gjithçka krijesë e Ardi Veliut.
Duke thënë këtë, theksoj edhe njëherë se 21 janari përbën një nga ngjarjet më tragjike, përpjekje për grusht shteti, marrje pushteti me dhunë nga ata që i kam denoncuar me kohë”, tha Berisha