Berisha: Rama përmbyti Shkodrën, por nuk e pranon fajin se do i duhet të japë dëmshpërblimet

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Rama përmbyti Shkodrën, por nuk e pranon fajin se do i duhet të japë dëmshpërblimet. Berisha tha se, katastrofë ishin përmbytjet në Lezhë, dhe vetëm pasi ikën ujëra, u bë i gjallë Pjerini.

“Duke shprehur solidaritetin tim të plotë me të gjitha zonat e dëmtuara, me banorët e Shkodrës, që u përmbytën nga digat, duhet të kesh logjikën e harbutit, të hapësh portat e tre liqeneve të kaskadës dhe të deklarosh se Shkodra dhe Nënshkodra nuk u përmbytën nga kaskada.
Vetëm e vetëm se duhet të dëmshpërblesh për çdo metër katror të përmbytur nga diga.

Katastrofë ishin përmbytjet në Lezhë, dhe vetëm pasi ikën ujëra, u bë i gjallë Pjerini. Shkoni e shihni inaugurimet e dy viteve më parë në Kune, se si i mori shiu i parë.
Në Rehovë, një zonjë shtëpie, bashkëshorte, nënë, motër, 50vjeçare, humbi jetën në përroin e Torrovilës për shkak të urës së rrënuar.

Për këtë qeveri, shqiptarët nuk ekzistojnë, ose ekzistojnë për vjedhjen e taksave të tyre.
Edhe njëherë, dënoj me forcën më të madhe, qëndrimin e papërgjegjshëm ndaj kësaj situate dhe theksoj se fatkeqësia më e madhe nuk ishte ajo natyrore, por qëndrimi i qeverisë së Edi Ramës ndaj kësaj fatkeqësie”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply