Këlliçi nxjerr videon: Rrugët e paguara me flori gërryen nga uji, Tirana vidhet!

Deputeti i PD, njëherazi kandidat i opozitës në zgjedhjet e 14 majit për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka denoncuar një tjetër rast abuzimi nga bashkia.

Këlliçi ka postuar një video nga Rr. ‘Kongresi i Manastirit’, ku si rezultat i shqepjeve të UKT-së, rruga gërryhet nga vërshimet e ujërave.

‘Rrugët janë paguar me flori nga shqiptarët. Edhe ato pak që i kemi të sakta na gërryhen nga vërshimet e ujërave. Tirana nuk administrohet. Tirana vidhet’, shkruan Këlliçi në Facebook.

Postimi i plotë

Rrugët janë paguar me flori nga shqiptarët. Edhe ato pak që i kemi të sakta na gërryhen nga vërshimet e ujërave.

Ndodhem në Rr. “Kongresi i Manastirit”. Ky është rezultati i shqepjeve të UKT-së që bashkia i quan punime dhe i fotografon si suksese historike.

Tirana nuk administrohet. Tirana vidhet.

Ne duhet ta ndryshojmë Tiranën! T’i japim të gjithë një mundësi vetes të jetojmë në një qytet normal, ku punën e kryebashkiakut ta shikoni në rrugët dhe lagjet tuaja e jo në fotografi të retushuara.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply