Juventusi emëron bordin e ri drejtues

Mbledhja e aksionerëve të Juventusit i ka dhënë dritën jeshile bordit të ri të drejtorëve të kompanisë.

Do të jenë pesë drejtorë dhe ata do të qëndrojnë në detyrë për tre vjet deri në asamblenë, e cila do të miratojë buxhetin për vitin 2025.

Bordi i ri përfshin, me rekomandimin e Exor, kompaninë mbajtëse që kontrollon klubin e Juventusit, Gianluca Ferrero si presidenti, Maurizio Scanavino, menaxher i përgjithshëm aktual që do të marrë postin e drejtorit menaxhues, Laura Cappiello, Diego Pistone dhe Fioranna Negri.

Pak çaste më parë, mbledhja e asamblesë u hap nga tashmë ish-presidenti i Juventusit, Agnelli, i cili së bashku me Nedved dhanë lamtumirën nga klubi./ h.ll/abcnews.al

About Redaksia

Check Also

“I mrekullueshëm”! Italia jehonë portierit Etrit Berisha

Një vit më parë përjetoi makthe në Torino, ku nuk u aktivizua thuajse fare, por …

Leave a Reply