Vuksani: Ekspertët ngrejnë alarmin, jemi në situatë kritike!

Drejtuesi i Departamendit të Bujqësisë në PD, pedagogu Gjok Vuksani ishte i ftuar në Emisionin e Mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV.

Vuksani është shprehur se tregun e blektorisë dhe qumështit bio e kanë zënë produktet industriale si qumështi që prodhohet nga vaji i palmës. Sipas Vuksanit numri i krerëve të lopëve të qumështit është përgjysmuar, ndërsa numri i litrave të qumështit nuk ka ndryshuar pasi po zëvendësohet me qumësht industrial.

“Qumështi shqiptar natyral është i shkëlqyer, të gjitha llojet e saj që prodhohen nga blektoria, por problemi kryesor është që nuk kemi sasi të mjaftueshme dhe këtu fillon hileja. Në Shqipëri futen 3 milion litra qumësht që prodhohet nga vaji i palmës, më të cilën prodhohet djathi kaçkavall, salcave plus që futen dhe proteinat e gatshme që kanë problematikat e tyre. Kjo proteinë e cila qarkullon sot është Compac X e cila është një proteinë gatshme, pra prodhimet e qumështit po bëhet me produkte të dëmshme. Sot kemi rreth 12 firma që importojnë vajin e palmës në Shqipëri, duhet që autoritetet e AKU duhet ta kontrollojnë se për çfarë përdoret pasi mbi 10% është e ndaluar të prodhohet. Në etiketat e produkteve që janë në supermarketet duhet që të shënohet në etiketë që ka përbërës vaji palme. Vaji i Palmës është shumë problematik në lidhje me shëndetin pasi rrit obezitetin, shfaq probleme kardiake dhe disa anomali të tjera.

Sipas informacioneve është bërë një census mbi numrin e krerëve të lopës ka dalë në konkluzionin se është përgjysmuar numri i tyre, pra rrjedhimisht është përgjysmuar sasia e qumështit. Ndërsa zyrtari i ministrisë së bujqësisë doli në konferencë se edhe pse kemi përgjysmin të numrit të lopëve nuk ka ulje të prodhimit të qumështit. Ky skandal mund të jetë i vërtetë vetëm nëse lopët e mbetur të nxjerrin dyfishin e qumështit.

Sipas një fermeri serioz kostoja për të mbajtur një lopë në ditë ka qenë 420 lekë ndërsa sot ka shkuar në rreth 1 mijë lekë në ditë, pra dyfishin e saj për shkak të rritjes së kostove të produkteve bujqësore.

Jemi në një situatë të vështirë me cilësinë e qumështit, të mundohemi që të marrin qumësht nga firmat më të dëgjuara, inkurajoj që njerëzit të marrin qumësht nga baxhot sepse kjo që po ndodh sot me vajin e palmës është shumë e rëndë”, u shpreh Vuksani.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply